Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me rastin e homazheve në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, tha se kjo Betejë e zhvilluar këtu para 18 vitesh, është një ngjarje e shënuar e historisë, që ka kthyer vetëdijen kombëtare për lirinë e vendit. Ne bashkë-ndjejmë dhimbje me familjen Jashari”, tha Haradinaj. Ai ka shkuar i pari në Prekaz së bashku me përfaqësuesit e kësaj partie, për të bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku gjatë tri ditëve në vijim parakalojnë dhe bëjnë homazhe dhjetëra mijëra liridashës shqiptarë nga mbarë trojet etnike.
