Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, në ditën e dytë të fushatës, ka qëndruar në Therandë. Aty ka kërkuar votën e suharekasve për Bali Muharremajn, të cilin e ka cilësuar si “një djalë e punëtor të madh”. Pasi ka treguar për vete se e fillon punën në orën 7:00 në mëngjes dhe punon edhe fundjavave, ka thënë se Muharremaj do të sjellë “frymën e qeverisjes Haradinaj edhe në Therandë”. “Në Therandë, AAK-ja i rri përkrah punës, njëjtë sikurse në krejt Kosovën”, u shpreh Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …