leoni

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka mbajtur sot një takim me të rinjtë e Gjilanit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka mbajtur sot një takim me të rinjtë e Gjilanit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, bashke me kandidatet për deputetë nga radhët e partisë ka mbajtur sot një takim me të rinjtë e Gjilanit. Në këtë takim Presidenti Pacolli ka zhvilluar një debat me të rinjtë, ku ka folur për pikat kryesore programore të Aleancës Kosova e Re dhe partnerëve të koalicionit. Pacolli tha se synimet e koalicionit do të arrihen me punë dhe me përkushtim. Ai ka shtuar se programi ekonomik i AKR-së parasheh rritje ekonomike 8% vetëm ne vitin e dyte te qeverisjes. “Sot kemi rritje ekonomike 2.8 deri ne 3.3%. Plani ynë për rritje ekonomike prej 8%, krijon 70 deri në 80 mije vende të reja pune, ndërsa në fund të manatit buxheti do ta kalojë shifrën 6 miliard”, ka thënë Pacolli, ai ka treguar se krijimi i tregut të përbashkët kombëtar me rajonin, do të ishte arsye më shumë për çdo investitor që të vijë dhe të investojë në Kosovë sepse do të kishte qasje në një treg më të gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …