Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese vlerëson se koalicioni PAN ka shkelur Kushtetutën me mospjesëmarrjen e tyre në seancën për konstitutimin e Kuvendit. “Lexoni përshembull Rastin nr. KO 29/2011, pikat 79, 80, 81, 82, 83 dhe 84. Në këtë vendim argumentohet mbi bazën e Kushtetutës, rregullores së Kuvendit pse deputeti duhet të marrë pjesë në seancat plenare dhe se mospërmbushja e këtij detyrimi, është shkelje e kushtetutës”, ka shkruar Pacolli në një postim të tij. Sipas tij është pikërisht Gjykata Kushtuese e cila po përdoret politikisht dhe në vend që të zgjidhë kriza, kjo e fundit po i thellon ato. “Përshembull, vendimi për ndërprerjen e mandatit tim në mars 2011 ishte ndërhyrje në veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës; vendimi për mosndërprerjen e mandatit të zonjës Jahjaga në korrik 2012, shkeli një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit nga populli dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor; vendimi për mandatarin e krijimit të qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në korrik 2014, krijon pretekste për kriza të reja”, ka theksuar tutje Pacolli. Ai ka shtuar se ‘ata që në këto 3 raste e përdorën Gjykatën Kushtetuese, sot as nuk duan ta përfillin vendimin e saj që e dënon bojkotin e seancave si antikushtetues’.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …