Sipas njoftimit nga LDK gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarit ka pasur një interesim të madh të qytetarëve dhe anëtarësisë.“Sot, delegatët e Kuvendit zgjedhor të Degës së LDK-së në Viti edhe një mandat kanë rizgjedhur kryetar, Sokol Halitin. Gjatë procesit ka pasur interesim të madh të qytetarëve dhe anëtarësisë. Kryetarit dhe Kryesisë, punë të mbarë”, uron LDK-ja.
