Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, vizitoi rininë dhe bizneset e Gjilanit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, vizitoi rininë dhe bizneset e Gjilanit

Bizneset së bashku me kryetarin, Behxhet Pacolli shprehen shqetësimin se taksat për prodhuesit vendorë janë shumë të larta, ndërsa prodhuesit të cilët importojnë mallra në Kosovë janë të favorizuar, duke i shtyrë edhe ata që të mendojnë bartjen e kapitalit të tyre jashtë vendit. Një shqetësim tjetër i përbashkët i z. Pacollit së bashku me biznesmenët ishte se, kur prodhuesit vendor eksportojnë mbi dy, tri e më shumë maune me mall, vendet fqinje atëherë fillojnë të vënë taksa dhe kushte të cilat bëjnë të pamundur vazhdimin e eksportit më tutje. Bizneset dhe Pacolli shprehën edhe një shqetësim tjetër të përbashkët se Qeveria e Kosovës është bërë konkurrenti më i madh i bizneseve në Kosovë. Presidenti Pacolli gjithashtu shprehu shqetësimin se fillimi i zbatimit të MSA-së për Kosovën nga viti i ardhshëm, do të dëmtoj bizneset në Kosovë pasi janë në një gjendje jo të mirë për të bërë konkurrencë me kompanitë e Bashkimit Evropian, si pasojë e politikave të dëmshme që ka tani Kosova, që nuk është bërë asgjë për t’i përgatitur për tregun e BE-së, dhe njëkohësisht do ta lërë pa buxhet vendin, pasi buxheti i Kosovës kryesisht mbushet nga të hyrat doganore. Mirëpo, Presidenti i AKR-së Pacolli, u shpreh i gatshëm që me qeverisjen e partisë së tij këto dhe probleme të tjera do të rregullohen dhe do të ju ofrohen shumë lehtësira për të bërë biznes në Kosovë dhe të eksportojnë jashtë vendit.

  1. Pacolli u shpreh gjithashtu se Kosova ka fuqinë që ta kthej veten në binar, duke e dashur punën dhe duke i ofruar vetës alternativë të re, pasi nëse vazhdohet me këtë mendësi politike, Kosova do të jetë pika e zezë e Ballkanit dhe barrë për Bashkësinë Ndërkombëtare.

Ai më tutje vazhdoi se në këtë gjendje në të cilën ndodhet Kosova, asnjë investitor i huaj nuk do ia mësyj Kosovës, kur ka alternativa më të mira dhe më të sigurta për të bërë biznes nëpër rajon dhe Botë.

Pacolli gjatë qëndrimit të tij në Gjilan këto probleme i trajtoj me pronarët dhe udhëheqësit e fabrikës së ujit “Dea”, fabrikës së lëngjeve “Fluidi”, dhe fabrikës së tepihëve “Integj”.

Ndërsa, në takimin me rininë gjilanase, Presidenti Pacolli shprehu shqetësimin se rinia e Kosovës është ngulfatur dhe nuk është bërë asgjë për ta, dhe sot pjesa më e madhe e shoqërisë është duke jetuar me standard më të ulët jetësor se para 40 viteve.

Ai shprehu shqetësimin se është shkatërruar prona shoqërore dhe klasa e mesme e vendit, dhe paratë nga privatizimi të dërguara jashtë vendit nuk mund të kthehen në Kosovë pa një marrëveshje me Serbinë.

Andaj, Pacolli për të bërë këto ndryshime gjeti një përkrahje të gjerë tek rinia gjilanase.

Rinia e atjeshme u pajtuan me z. Pacolli se klasa e tanishme politike nuk mendon për të ardhëm e Kosovës gjatë dhe pas mandatit të tyre.

Pacolli gjithashtu tha, se qytetarët e Kosovës duhet të dinë çka kanë votuar dhe çka do të votojnë, pasi kështu mund të bëjnë më së miri vlerësimin se çfarë të mira u ka sjellë vota e tyre.

Rinia gjilanase u interesua edhe për njohjet dhe imazhin e Kosovës jashtë vendit.

Ndërsa, Pacolli tha se Kosova de fakto ka 112 njohje, ndërsa de jure ka 109 njohje, dhe po të vazhdonte ai mandatin si president Kosova deri më tani do të kishte rreth 180 njohje.

Presidenti Pacolli kërkoi nga rinia që nëse e duan Kosovën, duhet ta duan alternativën të cilën do ta gjejnë dhe do të munden vet ta zhvillojnë brenda AKR-së, pasi duke shfrytëzuar këtë mundësi mund ta kthejnë vendin në binar, të ngritin standardin jetësor, dhe njëkohësisht të rregullojnë imazhin e vendit.

Pacolli para rinisë shpalosi edhe planin për zhvillim ekonomik prej 12% çdo vit, dhe tha se të gjitha ndërmarrjet që janë privatizuar dhe keqpërdorur do të rikthehen në pronësi, duke ua kthyer paratë investuesve, dhe duke u ri-privatizuar për të shkuar në duart e duhura në të mirë të vendit.

Rinia gjilanase shprehu gatishmërinë të bashkëpunoj me AKR-në për të krijuar dhe zbatuar alternativat të cilat do të kenë rezultate të shpejta dhe ndikime afatgjata në të mirë të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …