Kryetari Aliu apelon që të mos ndezen zjarre fushore dhe malore, në të kundërtën do të veprohet me forcën e ligjit

Kryetari i komunës së Ferizajt përmes llogarisë së tij në facebook ka apeluar që të mos ndezen zjarre fushore dhe malore, në të kundërtën do të veprohet me forcën e ligjit.

Postimi i plot i tij

A P E L

Të dashur bashkëqytetarë!

Ditëve të fundit, ka një shtim shqetësues të vatrave të zjarrit, të qëllimshme e të shkaktuara nga faktori njeri, të cilat si të tilla paraqesin veprime të kundërligjshme, dëme të pariparueshme për natyrën e pasoja të rrezikshme për të gjithë, veçanërisht banorët e zonave përskaj tyre.

Apeloj që të bëhet kujdes i shtuar, të mos ndezen zjarre fushore e malore, në të kundërtën do të veprojmë me forcën e ligjit, për të gjithë zjarrvënësit që po rrezikojnë jetën e pasurinë e qytetarëve si dhe po shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme në natyrën tonë të mrekullueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë me ueb-faqe të re

Komuna e Vitisë, gjegjësishtë Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, njofton të gjithë qytetarët …