Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me drejtoreshën e Koorporatës Gjermane “ASB” në Kosovë, znj. Dafina Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj, ishin sot në vizitë në shoqatën e personave me nevoja të veçanta “Handikos” në Ferizaj për të parë nga afër investimet e kryera në pajisje e teknologji, ku komuna e Ferizajt është bashkëfinancuese, për t’i lehtësuar veprimtarinë kësaj shoqate por edhe shoqatave të tjera të personave me nevoja të veçanta në Ferizaj, përfituese nga kjo skemë e mbështetjes komunale.