leoni

Kryetari Aliu: Duke kujtuar Dëshmorët e Kombit, lavdinë e luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, festojmë sot Ditën e Kushtetutës!

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përkujtuar 26 vjetorin e një prej betejave më të lavdishme të luftës sonë çlirimtare, Betejën e Koshares, si dhe 9 prillin – Ditën e Kushtetutës.

Postimi i kryetarit Aliu

Kosova themel të lirisë së saj ka luftën tonë çlirimtare, me prijëtare drejt shtigjeve të lirisë – emblemën e krenarisë e lavdisë kombëtare, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sot shënojmë 26 vjetorin e një prej betejave më të lavdishme të luftës sonë çlirimtare, Betejës së Koshares, betejës që shembi përgjithmonë kufirin shqiptaro-shqiptar e lirisë së Kosovës i dha vulën e fitores me gjakun e heronjve, dëshmorëve, martirëve e luftëtarëve të frontit të Koshares.

Kosova e pavarur, shtetësia e Kushtetuta e Republikës së Kosovës që sot shënon ditëlindjen e 17-të , buroi nga lufta çlirimtare, nga betejat e lavdisë e krenarisë kombëtare, buroi nga gjaku i dëshmorëve, martirëve e luftëtarëve të lirisë, për të përmbushur amanetin e dëshmorëve e martirëve për Kosovën e lirë, Kosovën Republikë, Kosovën shoqëri e vlerave demokratike.

Duke kujtuar Dëshmorët e Kombit, lavdinë e luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, festojmë sot Ditën e Kushtetutës!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!

Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj gati për të shënuar 22 prillin – Ditën e Tokës

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Alberton Sahiti, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një …