Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, e ka pritur në zyrën e tij Lumbardha Misinin, një talente e futbollit, një futbolliste e dalluar qysh në moshë fare të re, për ta përgëzuar dhe inkurajuar në pasionin e saj. Ajo ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës U16, ku mori pjesë në UEFA International Development Tournament Belfast, Northern Ireland më 2018, pa u ndalur edhe me raste tjera si më 2019, në të njejtin organizim në Estoni, ku përfaqësuesja jonë u shpall fituese, më 2020 pjesë e reprezentacionit të Kosovës në UEFA Women’s Under-19 Championship qualification, vit kur me ekipin fituan “International Tournament Women’s Football “IL CALCIO E’ROSA” në Itali me grupmoshat U21. Debutimi i saj i parë me ekipin A të Kosovës ishte në vitin 2020 si 17 vjeçare, pas thirrjes e mbështetjes së trajneres Afërdita Fazliu, gjatë kualifikimeve të UEFA Women’s EURO England 2022, gjersa në vitin 2021 ishte kapitene në reprezentacionin e Kosovës tek grupmoshat U19 përgjatë dy lojërave miqësore në Turqi, po ashtu në të njëjtin vit pjesë e ekipit A të Kosovës në kualifikimet 2023 FIFA Women’s World Cup qualification. Në vitin 2021 Lumbardha u bashkua me ekipin KFF EP COM – Hajvalia e që më pas ishte huazim në ekipin KFF Vllaznia në Shqipëri për UEFA Women’s Champions League, po kështu ishte pjesë e reprezentacionit përgjatë kualifikimeve UEFA European Women’s Under-19 Championship Round 2 2021/22 të mbajtura në Skoci, gjersa me ekipin KFF EP COM janë shpallur Kampion të Kosovës 2021/2022 ku dhe do vazhdojnë garat në UEFA Women’s Champions League në gusht të këtij viti, pa lënë anash faktin se vazhdon të jetë pjesë e ekipit A të Kosovës, pas ftesës së marr nga trajnerja suedeze Karin Anneli Andersen, suksese këto që padyshim do ta kenë mbështetjen tonë.