Kryetari Aliu e ka pritur në zyrën e tij, Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së Sazan Ibrahimi

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, e ka pritur në zyrën e tij, Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, me të cilin ka diskutuar për problemet që ka komuna e Ferizajt me Kontratën Kolektive si dhe ka marrë informacionet për stadin e zhvillimit të disave nga projektligjet që janë në hartim e sipër si Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal, Projektligji për Zyrtarët Publik, Projektligji për Pagat si dhe çështjet që kanë të bëjnë me Ligjin për Zgjedhjet Lokale.

Natyrisht, pjesë qendrore e bisedës në këtë takim të punës ishin edhe preokupimet e pushtetit lokal, të do të përfaqësohen me zë të fuqishëm nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka thënë kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …