Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, gjatë vizitës që po bënë bashkë me deputetin Reçica në Malmö të Suedisë, është mirëpritur në një takim nga udhëheqësi i lartë i Malmös, i deleguari i posaçëm i Kryetarit, Anders Rubin, me të cilin ka njoftuar se kanë nda çaste të këndshme bashkëbisedimi, duke e shpalosur potencialin e Ferizajt dhe mirëpritur gatishmërinë e tij, që në të ardhmen e afërt, përmes këtyre hapave të parë mes nesh, të bashkëpunojmë në fushën e kulturës e arsimit, duke qenë urë lidhëse mërgata jonë atje në rrjetëzimin e qyteteve tona me nisma e bashkëpunime konkrete.