Kryetari Aliu gjatë qëndrimit në Mal të Zi, është mirëpritur nga kryetari i Tivarit, Dushan Raiçeviq

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu, gjatë qëndrimit në Mal të Zi,  ka vizituar qytetin e Tivarit, ku është mirëpritur nga kryetari i kësaj komune, z.Dushan Raiçeviq. Temë diskutumi ishte bashkëpunimi mes dy komunave, përvojat mbi menaxhimin sektorial në nivelin lokal, si në fushën e planifikimit urban e të mbeturinave. Po ashtu u diskutua edhe për segmente të tjera të qeverisjes lokale, të cilat do të shërbejnë për avancimin e përvojave të mira e modeleve të funksionimit në qeverisjen lokale.

Gjatë qëndrimit në Malin e Zi, përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, vizituan edhe Komunën e Ulqinit ku u mirëpritën përzemërsisht nga Kryetari i Komunës, z. Genci Nimanbegu.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …