Kryetari Aliu, i ka falënderuar bashkatdhetarët që jetojnë në Turqi për mikpritjen që i bën gjatë vizitës së tij  

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i ka falënderuar bashkatdhetarët që jetojnë në Turqi për mikpritjen që i bënë atij. Ai ndër të tjera ka thënë: Falënderues e mirënjohës përherë, për pritjen vëllazërore secilit nga bashkatdhetarëve tanë, që me pritjen e tyre na bën të ndihemi si në shtëpitë tona, prirë nga Kryetari i Shoqatës së Kosovarëve në Bafra të Regjionit të Samsunit në Turqi Yunus Gün.

Ishin mbresëlënëse, ditët e vizitës tonë në Republikën e Turqisë, ku përveç mikpritjes shembullore të kryebashkiakut të Samsunit e kryetarëve të komunave Bafra dhe Tekkeköy, Rektorit të Universitetit e kryetarit të Odës Ekonomike në Samsun, takuam shumë bashkatdhetarë, që me atdhedashuri ruajtën ndër shekuj gjuhën, kulturën, traditën shqiptare. Shembulli i tyre, sesi me forcat e veta, me përpjekje të çmuara dhe dinjitet të lartë, arritën të integrohen në shoqërinë turke, flet mjaft, për vlerat që përfaqësojnë shqiptarët e Turqisë. Intensifikimi i raportit bashkëpunues me shqiptarët e Turqisë, është obligim i institucioneve të Kosovës.

Ferizaj është gati të mirëpres bashkëpunimin me institucionet e bizneset turke pjesë e kësaj vizite, si dhe bashkatdhetarët tanë, vëllezërit tanë atje, për të bërë më të mirën për të dy palët.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …