Kryetari Aliu i ka uruar besimtarët e besimit Islam me rastin e Fitër Bajramit

Me rastin e festës së Fitër Bajramin, Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam, me këtë rast ai ka thënë:

Me mbylljen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, nga zemra uroj që lutjet tuaja, sakrifica juaj, veprat e mira e solidare në ndihmë të nevojtarëve të jenë pranuar, që në këtë festë të Bajramit të Madh, të festojmë bashkë, të gëzuar, shpirtplotë, me pastërinë e zemrës, me devotshmërinë tonë ndaj Krijuesit, çdo ditë të jetësojmë bindjen e detyrën tonë për vepra të mira, duke ndihmuar njëri-tjetrin.

Për ju dhe familjet tuaja – Urime Fitër Bajrami!

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …