Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në Kampin Ushtarak “Bondsteel”, ka marrë pjesë bashkë me Kryetarë të Komunave të Kosovës, Ambasadorë e anëtarë tjerë me status diplomatik, në prezencën edhe të Komandantit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, në ceremoninë e ndërrimit të Komandës – Transferit të Autoritetit në këtë kamp ushtarak, nga Koloneli Christopher J. Samulski tek pasardhësi i tij, Komandanti i ri, Kolonel Chris M. Mabis. Kryetari Aliu ka thënë se jemi falënderues përjetë për kontributin e gjithë trupave të KFOR-it, KFOR-it amerikan, për sigurinë në vend, e në veçanti falënderoi Kolonelin Samulski për kontributin e tij, duke i dëshiruar mbarësi e duke i shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe Komandantit të ri të Kampit “Bondsteel”, Kolonelit Mabis.