Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka bërë homazhe në Greme të Ferizajt, bashkë me ish Kryeministrin Ramush Haradinaj, në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta të luftëtarit të lirisë, simbolit të sakrificës e atdhedashurisë, dalzotësit sypatrembur, pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroit të Kosovës, Shaban Viqa – Baci.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!