leoni

Kryetari Aliu ka nderua sakrificën sublime të Dëshmorëve të Kombit në ditën e veteranit

Në 30 Dhjetorin e Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu me bashkëpunëtor, me homazhe nderuan sakrificën sublime e lavdinë e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, luftën sypatrembur të luftëtarëve të lirisë – veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me gjak dhe luftë heroike i sollën Kosovës lirinë. Krenarë sa të jetë jeta, me vlerat e luftës sonë çlirimtare, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – emblemë e themel i lirisë së Kosovës. Ferizaj dhe gjithë Kosovës – Urime Dita e Veteranit të UÇK-së! Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri! Ka thënë me këtë rast kryetari Aliu.

May be an image of 12 people

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …