Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me zëvendësministrin e Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, nënshkruan dy memorandume të mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore, përkatësisht:
– Financimin e Nënkalimit për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit Policor në Ferizaj në vlerën 200,000€ dhe
– Financimin e asfaltimit të rrugës Babush-Cërnillë-Mirash në vlerën 400,000€.
Projekte këto, njëri nga të cilët veçse ka zhvilluar në masë të madhe punimet e saj nisur kohë më parë, për të avancuar e modernizuar infrastrukturën rrugore në territorin e Ferizajt.