Kryetari Aliu ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Ferizaj shquhet për mikpritjen, hotelierinë, atraksionet turistike, shpirtin krijues, fuqinë prodhuese e mbi të gjitha energjinë pozitive e vullnetin e kurdohershëm të ferizajasve për bashkëpunim. Me këtë motiv, që të funksionojnë të koordinuara veprimet, mbështetja dhe ndihma në këtë drejtim, kryetari i komunës së Ferizajt z.Agim Aliu, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, përfaqësuar nga Kryetari i Odës, Hysen Sogojeva, Nënkryetarët Fahri Bega dhe Flamur Baftijari, Kryetarja e Odës për Regjionin e Ferizajt, Afërdita Hoxha dhe Gentiana Gashi administratore në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. Këta të fundit, kryetari Aliu i ka falënderuara për përfaqësimin e interesave të subjekteve afariste që kanë këtë lëmi pune, përfaqësim që i bëjnë edhe qindra bizneseve ferizajase.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …