Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka nënshkruar marrëveshje me organizatën Swiss Contact, në kuadër të projektit FEGO, të financuar nga qeveria suedeze. Në këtë marrëveshje parashihet zhvillimi i turizmit në zonat me potencial turistik si Jezerci, Neredimja, Pleshina e Burrniku, që janë edhe objektivat e projektit ku Komuna e Ferizajt do të bashkëfinancoj studimin dhe produktet e përshtatshme për zhvillim turistik në këto zona.