Kryetari Aliu ka pritur komandantin e KFOR-it, kolonel Antonello Catalano

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim Komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal-Jug Lindje të KFOR-it, kolonel Antonello Catalano me bashkëpunëtorë të tij. Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Ferizajt, me ç’rast u diskutua për instancat aktuale të sigurisë dhe menaxhimin e situatave të ndryshme me të cilat mund të ballafaqohen institucionet lokale. I pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi kolonelin Catalano për gjendjen e sigurisë në Ferizaj si dhe hapat që janë ndërmarrë deri më tani nga qeverisja lokale në këtë drejtim. Ai theksoi se është duke u bërë një punë e jashtëzakonshme me të gjitha mekanizmat lokal dhe koordinimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që qytetarët e Ferizajt të kenë sigurinë e nevojshme për jetën, pronën dhe veprimtarinë e tyre. Koloneli Antonello Catalano duke falënderuar për pritjen të parin e Ferizajt, Agim Aliu ka shprehur gatishmërinë e tij që të ndihmoj Ferizajn në çdo situatë në të cilën kapacitetet lokale janë të limituara për kapërcimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …