Kryetari Aliu ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqesia e Tij, Çağrı Sakar nderoi me vizitën e tij komunën e Ferizajt, bashkë me drejtorin gjeneral të Maarif International Egitim Schools of Kosova, Oguz Hamza Yilmaz dhe Mahmut M. Özdil nga “Turkiye Maarif Vakafi”. Mysafirët i priti kryetari Agim Aliu, ku edhe ndanë idetë e mundësitë për bashkëpunimet e reja në fushën e arsimit, natyrisht duke i falënderuar në emër të gjithë ferizajasve, për bashkëpunimet që sollën rezultate konkrete për shumë fusha të jetës në Ferizaj. Kryetari Aliu ka shprehur falënderim të veçantë në emër të familjarëve dhe gjithë ferizajasve për Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Shkëlqësinë e Tij, Çağrı Sakar për ndihmën e pakursyer për trajtimin e pacientëve të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në restaurantin “SteakHouse”.

Kosova dhe Turqia kanë agjendë pune në dobi të qytetarëve, pjesë e së cilës, padyshim është edhe Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …