Kryetari Aliu ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunç Angılı

Ferizajn sot e vizitoi Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqësia e Tij, Sabri Tunç Angılı, ku u nda vizioni i synuar nga të dy palët, për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën ekonomike, sociale e kulturore. Ferizajasit e bizneset ferizajase, së fundmi iu bashkuan aksionit humanitar global, për të ndihmuar sadopak popullin turk në zonat e prekura nga tërmeti, ku humbën jetën dhjetëra mijëra qytetarë turq, me ç’rast kryetari Aliu i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Ambasadorit Tunç Angılı e ku tha se, jemi gati qysh sot të nisim drejt Turqisë, mbështetjen tonë simbolike krahas nevojave që ka popullata atje, si gjest solidariteti e humanizmi, për të ndarë bashkë dhembjen e për të ecur drejt ringritjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …