Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në takim karateisten ferizajase Alma Loki Kampionen e Ballkanit, e cila mundi në finale garuesen nga Serbia, duke i sjellë kështu për herë të parë Kosovës medaljen ndërkombëtare të karatesë në disiplinën kata. Bashkë me Almën, kryetrajnerin Gani Mahalla dhe trajnerin e Klubit të Karatesë “Kastrioti” në Ferizaj, Halil Mahalla, kryetari Aliu bashkëbisedoi mbi synimet e sukseset që tashmë kanë shpërthyer kufijtë kombëtar, duke i ofruar mbështetje të plotë.