Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur në takim Komandantin e Komandës Regjionale-Lindje në Kampin Amerikan “Bondsteel”, Kolonel Christopher J. Samulski me bashkëpunëtorë, për të diskutuar shumë nga temat aktuale që shqetësojnë qytetarët ferizajas si dhe patjetër aspektin e sigurisë, për të cilën u jemi mirënjohës trupave shumëkombëshe të KFOR-it, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.