Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim koordinatorin e Agjencisë Turke TIKA, Cihan Dinçer bashkë me bashkëpunëtorët e tij, Në këtë takim është biseduar për shumë projekte kreative, të efektshme në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, me idetë që kanë synim të realizohen bashkërisht me Agjencinë Turke TIKA.
Projekte për mirëmbajtjen e qytetit, makineri e vegla pune për bujqit e fermerët, investim në furnizime kabinetesh të shkencave ekzakte për shkollat, pajisje e objekte kapitale shëndetësore, janë disa nga pikat e diskutimit, që pritet të konkretizohen së shpejti me marrëveshje bashkëpunimi e nisjen e punëve menjëherë, për t’i sjellë ferizajasve investime të reja.
Kryetari Aliu e ka falënderuar Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe përmes tyre edhe Qeverinë e Turqisë, që me projekte të ndryshme po ndihmon Ferizajn në agjendën e tij zhvillimore.