Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur në takim, kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Jeton Koca me sekretarin e përgjithshëm, z. Bujar Sadiku dhe anëtaren znj. Ardita Haxhnikaj, ku diskutuan një varg temash nga fusha e administratës publike, risitë legjislative në fushën e shërbimit civil, organizimin e brendshëm administrativ, klasifikimin e vendeve të punës, tema këto për të cilat u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin në dobi e zbatim të legjislacionit të shërbimit civil.