Kryetari Aliu, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bogovinës në Rajonin e Tetovës, Maqedoni të Veriut, Besnik Emshiu

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bogovinës në Rajonin e Tetovës, Maqedoni të Veriut, Besnik Emshiu me bashkëpunëtorë, sa për t’i dhënë mundësi njohjes e bashkëpunimeve mes dy komunave, në fushën e arsimit, infrastrukturës e të tjera, për të cilën Komuna e Ferizajt ka gatishmërinë t’ia transferoj Komunës së Bogovinës, përvojat më të mira, zgjidhje e ndihmë konkrete për synimet e përbashkëta. Një falënderim të veçantë edhe në emër të ferizajasve e më gjerë, për shqiptarët e Bogovinës, Tetovës e gjithë gjeografisë shqiptare në Maqedoni të Veriut, që ndihmuan pakursim luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe hapën dyert vëllazërisht, për t’i dhënë strehë bashkatdhetarëve, gjatë luftës së Kosovës më 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …