Shoqata e të burgosurve politikë – dega në Ferizaj, ka zgjedhur kryesinë e re. Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në zyrën e tijë kryetarin e Shoqatës, z. Lumni Salihun anëtarët e kryesisë, z. Skënder Ferizi, z. Fatmir Vata, znj. Suzana Reshani Mustafa, z. Hazir Gashi, z. Abdullah Zymberi dhe z.Naim Sadiku, përbërjen drejtuese të saj, ku bashkëbiseduan mbi organizimet rreth 150 vjetorit të themelimit të qytetit, si dhe avancimin e bashkëpunimit, duke vlerësuar sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës nga të burgosurit politikë.