Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim, në ditën e saj të pensionimit, znj. Halide Rreba – zjarrfikësen e parë në Ferizaj, e cila nisi karrierën e saj në Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë më 1977 për tu transferuar më pas në Ferizaj më 2001 në Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj, ku edhe doli në pension, vlera këto, kontribute të çmueshme e mbi të gjitha shembuj profesional që meritojnë mirënjohjen e duartrokitjen tonë gjerësisht.