Promovimi i sportit të xhudos në kuadër të programit “Kosova – Shtet i Xhudos” si dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja infrastrukturore në Ferizaj kushtuar sportit të xhudos, ishin temat e takimit që pati kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu me Presidentin e Federatës së Xhudos së Kosovës, z. Agron Kuka, znj. Diellza Bezera Dana dhe bashkëpunëtorë tjerë nga Klubi i Xhudos në Ferizaj, me të cilët u dakorduan që bashkërisht të shtyjnë përpara këtë synim, për të popullarizuar e masivizuar sportin e xhudos edhe në Ferizaj.