Kryetari Aliu ka pritur në takim sportistin Eltijon Hoxha

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim sportistin Eltijon Hoxha. Ai ka shkruar: “Kënaqësi e veçantë të mirëpres, të riun ferizajas, Eltijon Hoxha, i lindur në Gjermani  e që pasionin e tij për sportin e kultivoi qysh në fëmijëri, duke shkuar rrugës së babait Mentor Hoxha, i cili ishte pjesë e hendbollit ferizajas dhe të xhaxhait, Herton Hoxha që po ashtu është pjesë e sportit ferizajas. Karrierën e tij, Eltijoni e nisi në Gjermani tek VFL Landshut ku në pas kaloi në ekipin e qytetit, gjersa është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës në grupmoshën U20 dhe U18, ku së fundmi në ngjarjen e EHF Champions Chip Division B u shpallën kampion me grupmoshën U18 gjersa ëndrra e tij është që të luaj edhe në Kombëtaren A”.

 

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja dhe VV-ja e bojkotojnë seancën, dështon votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka dështuar ta miratojë buxhetin për vitin 2025 në mungesë …