Të rinjtë ferizajas me punën e tyre, po japin shembuj të sukseseve të jashtëzakonshme edhe përtej kufijve tanë. I tillë është edhe Bledion Devqa, të cilin e ka pritur në zyrën e tij kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu. Bledion Devqa punon si inxhinier i aeronautikës për kompaninë prestigjioze “AirBus” në Toulouse të Francës. Ai pra me diplomimin në nivelin master në inxhinieri të aeronautikës në Shkollën Polytech në Lyon të Francës, angazhimet semestrale në Londër, Paris e Tallin të Estonisë, i ka hapur vetes një karrierë të begatë në këtë fushë, por edhe duke bërë krenarë jo vetëm familjen por mbarë shoqërinë tonë.