Kryetari Aliu, ka pritur në takim zëvendës Komandantin e Komandës Regjionale-Lindje, Kolonel Paul Judge

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Ferizajt, ka pritur në një takim Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale-Lindje, Kolonel Paul Judge dhe bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim janë diskutuar çështje të ndryshme, por me kryesorja ishte siguria e qytetarëve.

“Siguria e qytetarëve, implementimi i përbashkët i projekteve dhe ndërveprimi në nisma që avancojnë aspektet e sigurisë në nivelin lokal, përveç urimit që pranova për detyrën në mandatin tonë të ri, ishin temat e takimit, që pata sot, me Zëvendës Komandantin e Komandës Regjionale-Lindje, Kolonel Paul Judge dhe bashkëpunëtorët e tij.

Bisedë e këndshme dhe e dobishme për hapat tonë të përbashkët në të mirë të qytetarëve ferizajas”, tha Kryetari Aliu.

Takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që ka Komuna e Ferizajt me KFOR-in amerikan.

Fotografia e Agim Aliu

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …