Kryetari Aliu, ka pritur në zyrën e tij, aktorët e Teatrit “Adriana” në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij, aktorët e Teatrit “Adriana” në Ferizaj, Vjosa Abazi, Uratë Shabani dhe Blin Sylejmani, bashkë me regjisoren Luana Bajrami dhe producenten zonjën Valbona Rrahmani, si pjesë e ekipit të filmit “Luaneshat e Kodrës”, film ky që do të jetë pjesë Festivalit të Cannes në Quinzaine des Réalisateurs, për të cilën ka ofruar mbështetjen edhe Komuna e Ferizajt. Këta Artistët ferizajas, tash e sa kohë kanë shpërthyer kufijtë kombëtar, duke u paraqitur me punën e tyre, në skenat e tempujt e kulturës kudo në Evropë e gjetiu. Mbështetje padyshim por edhe përgëzim guximit, dijes e profesionalizmit të të rinjve që me punën e tyre po bëjnë krenarë vendin tonë, ka thënë kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …