Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur në zyrën e tij, kreun e Bashkësisë Hebreje – Bet Israel Kosova, prirë nga kryetari Dr.Hysen Hyseni, z. Fadil Kodra – anëtar dhe znj. Bukurie Uka – anëtare, me të cilët bashkëbisedoi për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes tyre, me fokus ftesën që mysafirët kishin përgatitur për të, për pjesëmarrje në Samitin e Kryetarëve Evropianë kundër Antisemitizmit që do të mbahet në Gjermani në fund të këtij viti.