Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij një talent të rrallë nxënësin e shkollës fillore “Tefik Çanga” si dhe shkollës së muzikës në Ferizaj, Leon Tairi, të cilin shoqëronte prindi i tij si dhe profesori i muzikës, Shaban Ratkoceri, për të marr dhuratë nga ai, librin e tij me melodi për piano e violinë, komponuar nga vet ai. Leoni përveç kompozitor, pianist është edhe këngëtar, i shpërblyer në dhjetëra festivale muzikore brenda e jashtë vendit, çka flet për aftësinë e tij të çmueshme për të krijuar muzikë, duke komponuar dhe kënduar këngë për fëmijë. Një talent si Leoni, patjetër do ta ketë mbështetjen tonë të pakursyer, ka thënë kryetari Aliu.