Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur në zyrën e tij, Shefin e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz me bashkëpunëtorë, ku biseduan mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit si dhe kryetari Aliu ka shprehur falënderimin e tij për mbështetjen e deritanishme në programet e përbashkëta për ngritjen dhe fuqizimin e sektorëve të shumtë veçanërisht bizneseve të reja.