Vepra e veprimtarit kombëtar, tani të ndjerë, Ramadan Emini, pa dritën e botimit ditë më parë, nën përkujdesjen e Klubit Letrar “De Rada” dhe mbështetjen e Komunës së Ferizajt. Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur vajzën e të ndjerit, profesoreshën Majlinda Emini Qalaj dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit, nga të cilët ka pranuar veprën “Testament shpirti” të veprimtarit Ramadan Emini, vepër kjo me vlera të veçanta letrare, brumosur me idealin e lirisë e atdhedashurisë.