Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka takuar sot, znj. Arbana Qeriqi dhe z. Jeton Syla nga Radio Kosova e Lirë, media që këtë vit shënoi 24 vjetorin e themelimit dhe bëri historinë, duke sjellë zërin e lirisë nga fronti i luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast kryetari Aliu ka pranuar mirënjohje për bashkëpunimin e komunës së Ferizajt ndër vite.