Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në një takim të veçantë ka takuar zonjat e respektuara, mësimdhënëse e normaliste të gjeneratës ’68, të cilat me kontributin e tyre të çmuar, i dhanë shumë shoqërisë sonë drejt përparimit, duke dhënë mbi të gjitha shembullin personal të emancipimit, arsimimit e avancimit të pozitës së gruas në shoqëri, bosht ky vlerash i respektuar gjerësisht.