Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u pritë ngrohtësisht nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, për të ndarë çaste të këndshme diskutimi mbi shumë çështje me gatishmërinë e dyanshme për forcimin e bashkëpunimit në dobi të bashkëqytetarëve tanë.