Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me kryetarin e Cedar Falls, Robert Green kanë vizituar Kampit Ushtarak “Bondsteel”, ku u mirëpritën nga nënkolonel Sean Brady – Zëvendëskomandant i Komandës Regjionale-Lindje dhe ku mysafiri njohu strukturën drejtuese e kapacitetet e KFOR-it amerikan, stacionuar në këtë kamp ushtarak, i cili paraqet njëherit, një nderë dhe vlerë të veçantë, duke qenë pjesë e territorit të Ferizajt.