Në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt u kthye orari i rregullt i mësimit pas kufizimeve nga pandemia, nga të cilat u sfiduan nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e drejtuesit e shkollave. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani vizituan shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani” si dhe shkollën e mesme të muzikës “Çesk Zadeja” për të ju uruar fillim të mbarë të procesit të rregullt mësimor e patjetër për t’iu gjendur pranë si përherë për çdo kërkesë shkollave në rrethanat e reja të diktuara nga pandemia.