Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka vizituar shkollës “Jeronim De Rada” në Ferizaj, ku bashkë me nxënës, mësimdhënës, prindër e drejtues të shkollës “Jeronim De Rada” në Ferizaj, kanë pa nga afër punimin e tyre të maketit të objektit të shkollës, të cilin kryetari Aliu tha se me kënaqësi do ta mbështesim, si një kujtesë e gjithë shoqërisë ferizajase, si një vlerë arkitekturore dhe trashëgimie kulturore dhe patjetër si një iniciativë unike për të cilën ishin nismëtare dhe u përkujdesën mësimdhënëset e nderuara znj. Nazmije Bekteshi dhe Sevime Shabani Thaçi, bashkë me drejtues, mësimdhënës të tjerë e nxënës të mrekullueshëm të kësaj shkolle.