leoni

Kryetari Aliu kujton betejën e Koshares dhe ditën e Kushtetutës

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, përmes një postimi në facebook ka kujtuar 9 prillin ditën e Kushtetutës dhe betejës së koshares, ai nër të tjera ka thënë:

Liria e Kosovës lindi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betejat heroike për liri e një nga më të lavdishmet beteja të luftës sonë çlirimtare ishte Beteja e Koshares që sot shënon 25 vjetorin e saj. Kosova ngriti themelet me gjakun e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, martirëve e të rënëve për liri, ku sot po kështu shënojmë Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, bazamentit të shtetësisë sonë, një shoqërie të lirë e demokratike. Duke kujtuar Dëshmorët e Kombit, lavdinë e luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që solli lirinë e shtetin tonë, festojmë sot Ditën e Kushtetutës!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!

Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

May be an image of map and text

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …