Institucionet komunale të Ferizajt të udhëhequr nga kryetari i komunës, z. Agim Aliu dhe zyrtarë të tjerë, të enjtën kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të nderuar sot e gjithmonë, sakrificën sublime, veprën lavdiplote të dëshmorëve për lirinë e Kosovës.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.