Kryetari Aliu mirëpriti në takim kandidatin për deputet, Genc Prelvukaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur të enjtën në zyrën e tij, Genc Prelvukaj, i cili në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari Aliu në postimin e tij ka shkruar se Genc Prelvukaj, është një personalitet i mirënjohur e shumëdashur në gjithë gjeografinë kombëtare. Personaliteti e vepra e tij vlerëplotë e bëjnë Gencin, vlerë të çmuar të gjithë shoqërisë, me gatishmërinë e tij që kontributin e tij ta jap edhe në sferën politike, ka shkruar ndër të tjera në faqen e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Prelvukaj, i cili për dekada ka qenë një figurë e respektuar në fushën e muzikës dhe historisë, ka treguar një angazhim të veçantë në promovimin e kulturës shqiptare dhe mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.

Tani, me vizionin e tij për të kontribuar në një mënyrë më të gjerë, ai kërkon të sjellë ndryshime pozitive edhe në arenën politike. 

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet Debat publik për draft-statutin e QKMF-së në Deçan

Në Deçan u mbajt debati publik për draft-statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), …