“Food & Farm Lab është biznes i veçantë që sot nisi veprimtarinë, duke qenë laborator unik në vend në të cilën do të kryhen një vistër analizash ushqimore e të produkteve bujqësore për tu plasuar në tregun ndërkombëtar, duke ulur kostot e bizneseve që këtë e bënin deri më tani jashtë vendit rrit mundësitë e punësimit për ekonominë lokale e mbi të gjitha rrit sigurinë ushqimore e të produkteve bujqësore për tregun tonë e përtej tij. Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në hapjen e laboratorit me pronar ferizajasin Bekim Rexhepi”- ka shkruar kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu pas vizitës së tij në laboratorin “Food & Farm Lab”.